RREGULLA GRAMATIKORE/ Një dhe jo nji

Një dhe jo nji
E po, si nuk e mësoi ky gazetari E. P. numërorin themelor një, por e përdor gjithmonë gabim duke e shqiptuar nji. Ja, disa shembuj të përdorimit të gabuar të numërorit një prej tij:
- Valixhja nji, pesë, dymbëdhjetë, njëzet e nji etj.
- Të ka mbetur njishi, teta, njimbëdhjeta etj. 
- Sonte, në orën njëzet e nji, në Top Channel, shfaqet emisioni "Portokalli".
Si përfundim, në të gjitha rastet duhet shkruar e shqiptuar një, njëzet e një, njëshi, njëmbëdhjeta, njëzet e një etj.
-Këshilluesi gjuhësor

Comments