Pyetje: Si bën folja “them” në kohën e pakryer: thosha apo thoshja?
Përgjigje: Në gjuhën e folur shqipe, por edhe në atë të shkruar, për të pakryerën e foljes “them” ndeshim dy trajta: thosha dhe thoshja (në ndonjë të folme edhe thoja apo thonja).
Nga këto trajta vetëm njëra është normative dhe duhet përdorur në gjuhën letrare, ndërsa të tjerat janë shmangie nga norma, prandaj duhen mënjanuar. Trajta normative e foljes “them” në të pakryerën e dëftores është “thosha” dhe gjatë zgjedhimit merr mbaresat - a, - e, - te për numrin njëjës dhe – im, - it, - in për shumësin. Pra, folja “them” në të pakryerën do të përdoret në formën: thosha, thoshe, thoshte, thoshim, thoshit, thoshin.

P.S. Kujdes duhet bërë veçanërisht për drejtshkrimin e vetës së parë dhe të dytë të njëjësit të së pakryerës:
(unë) thosha dhe jo thoshja
(ti) thoshe dhe jo thoshje
(unë) thosha dhe jo thoshja
(ti) thoshe dhe jo thoshje
|Këshilluesi gjuhësor|
Comments
Post a Comment