Elementë apo elemente?!
Pyetje: Si e formon shumësin emri “element”? Elementë apo elemente?
Përgjigje: Emrat që në numrin njëjës mbarojnë me –ent, si rregull, e formojnë shumësin me mbaresën –ë, kur shënojnë frymorë dhe me –e, kur nuk shënojnë frymorë. Për shembull:
1. Me mbaresën –ë: elementë, agjentë, asistentë, docentë, klientë, studentë etj.
2. Me mbaresën –e: elemente, aksidente, argumente, dokumente, eksperimente, fragmente, instrumente, kontinente, monumente etj.

Shënim: Emri “element”, siç shihet edhe në rregullin e mësipërm, ka dy forma shumësi: 1. Me –ë, kur shënon frymor: elementë. Për shembull: Elementë të dyshimtë. Elementë të rrezikshëm (njerëz, persona).
2. Me –e, kur nuk shënon frymor: elemente. Për shembull: Elementet e aparatit (e makinës, e kompjuterit). Elementet kimike etj.

-Këshilluesi gjuhësor
Comments
Post a Comment