“AT” apo “ATË”? AT GJERGJ FISHTA apo ATË GJERGJ FISHTA?

“AT” apo “ATË”?
AT GJERGJ FISHTA apo ATË GJERGJ FISHTA?
Shpeshherë ndihemi të pasigurt për formën e saktë drejtshkrimore të këtij titulli: me “ë” apo pa “ë”; “At” apo “Atë”?
“Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” (edhe pse pas afro 50 vitesh jetë ka ardhur koha të rishihet), si dhe “Gramatika e gjuhës shqipe” na kanë dhënë përgjigjet e shumë pikëpyetjeve që na lindin çdo ditë ne si përdorues të gjuhës shqipe. 
Duhet të dimë se kjo fjalë dy forma (me ë dhe pa ë), si dhe kuptime të ndryshme:
a) AT - 1. Kalë shale. At i zi (i kuq). Shaloj atin. I hipi atit. 2. fig. Njeri i fuqishëm e i shkathët, njeri i zoti.
b) ATË - m. sh. 1. Prindi mashkull kundrejt fëmijëve të vet, baba. Atë e bir. Im atë. 2. Themeluesi i një fushe të dijes ose të veprimtarisë shoqërore, frymëzuesi e drejtuesi kryesor i një veprimi me rëndësi historike, babai. Ati i mjekësisë. 3. fet. Titull fetar, që u jepet priftërinjve a murgjve; shenjtorët që i kanë sjellë shërbime kishës në veprimtarinë e saj: Atë shpirtëror. Etërit e kishës.
Sipas shpjegimit të fjalorit, si titull fetar kjo fjalë shkruhet me ë: ATË. Por më herët, duke u përdorur dendur në dialektin gegë, ai e ka rrëzuar ë-në fundore gjatë shqiptimit dhe është kthyer në një formë thuajse të ngurtësuar gjuhësore!
Ndaj nuk është gabim kur këtë titull fetar e hasim “AT”! Ndërsa në raste të tjera është gjithmonë “ATË” (p.sh.: atë e bir)!
Përgatiti: S.Agolli

Comments