10 rregullat se kur duhet të përdoret shumëpikëshi
SHUMËPIKËSHI (...)
Shumëpikëshi është shenjë pikësimi e përbërë prej tri pikash të njëpasnjëshme, që shërben për të treguar zakonisht se një mendim nuk shprehet plotësisht a se ligjërimi ndërpritet për arsye të ndryshme. Ai tregon që thënia, për arsye të ndryshme, ndërpritet e nuk jepet e plotë. Ndërprerja mund të bëhet në fjali, në periudhë dhe në fjalë të veçanta.

1. Shumëpikëshi përdoret për të shprehur ndërprerjen e një thënieje, kur i lihet lexuesit ta marrë me mend çfarë ka dashur të thotë tjetri, kur ndërhyn diçka, kur folësi ndërron mendje ose nuk e gjen dot fjalën e përshtatshme, kur ngurron ta shfaqë deri në fund mendimin etj.:
a.- Edhe pak, - thoshte ai me vete, - edhe pak. Sa të korrim grurin, sa të mbledhim duajt e fundit, pastaj...
b.Kemi përshkuar një distancë prej 55 trilionë kilometra. Tani duhet të vëzh...
E një dritë e zbehtë u pasqyrua ne ekranin e cikloskopit.
c) Hajde të folur, hajde! Ia kaloi edhe Artanit. Deri këtu paska mbërritur ky. Unë kujtoja se... Nejse.

2. Shumëpikëshi përdoret në vend të një fjale a të një thënieje që s'duam ta përmendim:
Ai i thirri: - E di ç'bëj unë me ato kronikat tuaja të mykura? ... - këtu Agimi dy fjalë shumë të rënda për veshin e historianit.

3. Shumëpikëshi përdoret në shkurtimet e fjalëve ose të datave që nuk duam t'i japim të plota ose që s'na kujtohen:
a) - Ti, s'pyetke fare për të ftohtët. Nga të kemi?
- Nga rrethi i T...
b)- E morët vesh? Fotografinë e tim biri e kanë vënë atje më mu... si i thonë...
- Muze, - tha plaku.

4. Shumëpikëshi përdoret për të shprehur mungesën ose vonesën e përgjigjes në dialog:
- Ti Elona qenke?
- ...
- Eja, afrohu.
Elona e zbehur në fytyrë u afrua tek tavolina e drejtoreshës.

5. Shumëpikëshi përdoret në një ligjërim pa vijimësi logjike:
Gjëra që ngjasin... , - tha ai duke shikuar përsëri të birin. Sidoqoftë, dihet.... Por unë kështu them... Paçka... Ata heshtën të gjithë. Askush nuk e kuptonte se ç'donte të thoshte me ato fjalë të ngatërruara, veç të birit.

6. Përdoret shumëpikëshi edhe për të shprehur pushime të gjata në një të folur me ritëm të ngadaltë:
I dolën përpara si në një vegim të shpejtë sofrat e Kalcës. Të mëdha, të rënda... Të punuara trashë.. Kush nuk ishte shtruar në ato sofra...

7. Shumëpikëshi përdoret pas një numërimi që nuk jepet deri në fund:
Ja ta zëmë sikur ta caktojmë Desarën një, vëllanë e saj dy, ty tre....

8. Shumëpikëshi vihet para një fjale me ngarkesë emocionale (ironi etj.), për të shprehur ndërprerjen e ligjërimit para saj, me qëllim që të vihet më shumë në Kaloi kjo furtunë. Një dite e pat..../Vërtet s'bëmë punë, por bëmë... debat!
9. Shumëpikëshi përdoret në citime, për të treguar që fjalia a periudha nuk jepet e plotë në fillim, në mes a në fund të saj:
“... nga një etapë në tjetrën, si çdo gjë, shkolla jonë do të pësojë ndryshime në formë, në strukture, në përmbajtje.”

10. Në ushtrimet gramatikore, aritmetike etj. shumëpikëshi përdoret në vend të një shkronje, fjale, numri a shenje aritmetike që nxënësi duhet ta gjejë:
Në vendet e lëna bosh, përdorni trajtat e shkurtra që duhen:
Në sfondin e zymtë të detit të egërsuar, kur edhe anijet e mëdha mezi ... bëjnë ballë dallgëve të fuqishme, detarët... ngjajnë zgalemave që luftojnë me stuhinë.
13 x 25 = ... etj.

Përgatiti S.A.
Comments
Post a Comment